BallinaAktualitetMbi 2 mijë studentë të anëtarësuar, Lëvizja Studentore Kombëtare mbledh delegatët në...

Mbi 2 mijë studentë të anëtarësuar, Lëvizja Studentore Kombëtare mbledh delegatët në Tiranë

TIRANË- Lëvizja Studentore Kombëtare (LSK) do të zhvillojë këtë të shtunë, më 21 nëntor, mbledhjen e parë të delegatëve të përkohshëm, në kuadër të organizimit dhe konsolidimit të strukturave të saj në universitetet e vendit. Sipas njoftimit të LSK-së, organizimi është i pavarur, demokratik dhe jopartiak, i krijuar nga vetë studentët dhe i shtrirë në universitete të ndryshme të Shqipërisë.

Deri më tani, mbi 2 mijë studentë nga 34 universitete janë anëtarësuar në këtë lëvizje, ndërsa më shumë se 500 studentë kanë marrë pjesë në mbledhjet e zhvilluara në fakultete. Deri në këtë fazë, 10 fakultete kanë zgjedhur delegatët e tyre të përkohshëm.

Në kuadër të mbledhjes, delegatët e përkohshëm, së bashku me studentë të tjerë, do të mbajnë një deklaratë për mediat në orën 12:15, në oborrin e Universitetit Politeknik të Tiranës. Përmes këtij aktiviteti pritet të bëhet publik qëndrimi i përfaqësuesve të Lëvizjes Studentore Kombëtare lidhur me organizimin dhe hapat e mëtejshëm të saj.

Njoftimi:

Përshëndetje,

Nesër, të shtunën më 21 nëntor, zhvillohet mbledhja e parë e delegatëve të përkohshëm të Lëvizjes Studentore Kombëtare (LSK). Lëvizja Studentore Kombëtare është një organizim i pavarur, demokratik dhe jopartiak, i ndërtuar nga vetë studentët, fakultet pas fakulteti. Mbi 2000 studentë janë anëtarësuar tashmë nga 34 universitete të Shqipërisë. Mbi 500 studentë kanë marrë pjesë në mbledhjet përkatëse, ku deri më tani 10 fakultete kanë zgjedhur delegatët e tyre te përkohshëm.

Në saj të mbledhjes së organizuar, delegatët, sëbashku me studentë të tjerë do të japin një deklaratë mediatike në orën 12:15, në oborrin e Universitetit Politeknik të Tiranës. Ju ftojmë të jeni të pranishëm.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular