BallinaAktualitetDo t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si...

Do t’i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar i lartë, arrestohet i riu. Video

TIRANË- Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi tentoi t’i merrte 1 milion euro një 54-vjeçari, duke u prezantuar si funksionar publik në platformat e komunikimit online. I riu, i identifikuar si Albi Muça, u arrestua në flagrancë në kuadër të operacionit policor të koduar “Request”, në momentin kur po merrte shumën e parave.

Sipas Policisë, 54-vjeçari kishte dyshuar se po bëhej pre e një skeme mashtrimi dhe kishte bërë denoncimin pranë autoriteteve. Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë skemë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Finalizohet operacioni i koduar “Request”.

Do t’i merrte 1 milion euro, një 54-vjeçari, pasi i ishte prezantuar në platforma online, si funksionar publik, arrestohet duke marrë paratë, 25-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve hetimore me metoda speciale, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, menjëherë pas denoncimit të një 54-vjeçari, se dyshonte se e kishin mashtruar në platforma komunikimi online nëpërmjet përdorimit të identitetit të një funksionari publik, për të dhënë 1 milion euro, u finalizua operacioni i koduar “Request”.

Në kuadër të operacionit u ndërhy për arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, kur po merrte paratë.

Hetimi vijon për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast dhe në raste të tjera me të njëjtin mekanizëm kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular