BallinaAktualitetAksident i rëndë, një i vdekur dhe disa të plagosur

Aksident i rëndë, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të Orikumit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një 63 vjeçar Xhevair Xhelili i cili udhëtonte në njërin prej automjeteve.

Nga përplasja raportohet gjithashtu për disa persona të plagosur. Sipas informacioneve paraprake në automjetin tjetër udhëtonin disa punëtorë të huaj të cilët po shkonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për punë.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Vlorës, teksa trupi i viktimës është dërguar në morg.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular