BallinaAktualitetAktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe...

Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

Aktivistja e njohur Greta Thunberg, i është bashkuar në Tiranë protestës e cila shënon sot 173 ditë rezistencë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke shprehur mbështetjen e saj për popullin shqiptar dhe atë që është cilësuar si “Revolucioni i Flamingove”.

Në një videomesazh të saj nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, mes protestuesve, ajo ka vlerësuar qëndresën e qytetarëve shqiptarë kundër shkatërrimit të natyrës si dhe kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit.

Ajo po ashtu është ndaluar te dhuna policore ndaj protestuesve, duke theksuar se ata janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti.

“Jemi aktualisht në Tiranë, Shqipëri, në ditën e 173-të të protestës së pandërprerë gjatë Revolucionit të Flamingos.

Populli shqiptar ka treguar se si mund të bëhet rezistencë kundër shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit fuqive imperialiste, si dhe kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit. Dhe e gjithë kjo, thjesht duke ushtruar të drejtat dhe liritë e tyre themelore, përfshirë të drejtën për të protestuar.

Protestuesit janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti. Bota qëndron në solidaritet me Revolucionin e Flamingos dhe po ndjek me vëmendje gjithçka që po ndodh”, tha Greta Thunberg.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular