Aksident tragjik pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona dhe plagosen pesë të tjerë

0
9

TIRANË — Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve ka ndodhur paraditen e sotme në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 10:15, ku janë përplasur dy automjete të drejtuara respektivisht nga shtetasit B. O., rreth 42 vjeç, dhe A. F., rreth 45 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën drejtuesi i njërit prej mjeteve, shtetasi B. O., 42 vjeç, si dhe shtetasja M. F., e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin e drejtuar nga 45-vjeçari A. F.

Gjithashtu, pesë shtetas të tjerë të përfshirë në aksident janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu