BallinaShëndet100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. Çdo vit zbulohen...

100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. Çdo vit zbulohen deri në 10 mijë raste të reja

Diabeti është kërcënimi i heshtur i shëndetit të shqiptarëve. Një sëmundje që shpesh nis pa simptoma ose shfaqet në faza të vonshme, por shkakton komplikacione të rënda, të lidhura me problemet e zemrës dhe veshkave.

“Nga viti 2025, trajtohen 100 mijë persona me diabet, por gati 50 mijë të tjerë nuk e dinë që kanë diabet. Çdo vit shtohen nga 8 mijë deri në 10 mijë raste të reja. Këto shifra lidhen me plakjen e popullsisë, stresin dhe jetën sedentare”, u shpreh Florian Toti, shef i Shërbimit të Endokrinologjisë, QSUT.

Diabeti është rritur edhe tek fëmijët e moshës 1–18 vjeç, të cilët preken nga diabeti i tipit 1.

“20 për çdo 1000 fëmijë. Janë diku te 400 fëmijë me diabet të tipit 1”, tha Florian Toti.

Në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit, shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë bën thirrje për diagnostikimin sa më të hershëm të kësaj sëmundjeje. Ndërsa drejtorja e QSUT-së tha se tashmë janë hequr edhe disa procedura që sorollasin pacientët me diabet.

“Pacientët vijnë në QSUT dhe i përmbyllin procedurat brenda ditës, pa kërkuar që të kthehen në qendrën e tyre shëndetësore”, u shpreh Rudina Degjoni, drejtoreshë e QSUT-së.

Vitin e ardhshëm pritet të rimbursohen sensorët e diabetit, të cilët mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak tek fëmijët.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular