BallinaAktualitetDy vatra zjarri në Gramsh prej mbrëmjes së djeshme, era e fortë...

Dy vatra zjarri në Gramsh prej mbrëmjes së djeshme, era e fortë vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

GRAMSH — Efektivët e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH) në Gramsh ndodhen në terren prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme dhe vijojnë punën pa ndërprerje për shuarjen e dy vatrave të zjarrit të regjistruara në territorin e kësaj bashkie.

Vatra e parë është lokalizuar në Njësinë Administrative Kodovjat, konkretisht në fshatin Bulçar, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe pyjore dhe shkurre. Ndërkohë, vatra e dytë është shfaqur në Njësinë Administrative Kukur, në fshatin Snosëm, duke djegur sasi të ushqimit blegtoral të magazinuar.

Ndërhyrja e strukturave zjarrfikëse po vështirësohet ndjeshëm nga era shumë e fortë që fryn në zonë, e cila favorizon përhapjen e flakëve. Pavarësisht terrenit dhe kushteve atmosferike, ekipet në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve, si dhe eliminimin e çdo shkëndije që mund të sjellë riaktivizimin e vatrave.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular