Reshje shiu në disa zona të vendit, ja parashikimi i motit për sot

0
18
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

TIRANA- Vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditës së premte. Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri në të dendura, ndërsa reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit.

Reshjet parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonën e veriperëndimit pritet të jenë me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave, të shoqëruara edhe me shkarkesa elektrike.

Edhe era do të jetë e pranishme, duke fryrë kryesisht nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e saj pritet të arrijë deri në 25 m/s. Ndërkohë, në det parashikohet valëzim me forcë 4-6 ballë

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu