BallinaElbasaniMbetjet e rrezikshme/ Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë 'Kurum' pas 10...

Mbetjet e rrezikshme/ Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

TIRANË- Kompania metalurgjike Kurum ka humbur lejen mjedisore të tipit A, të cilën e dispononte prej shtatorit të vitit 2016. Sipas informacioneve paraprake, urdhri për shfuqizimin e lejes është firmosur më 3 nëntor 2026 nga ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj. Vendimi vjen në një kohë kur kompania është nën hetim për çështjen e 2,800 tonëve mbetje të rrezikshme, të cilat u kthyen nga Tajlanda.

Hetimet po zhvillohen për të zbardhur përgjegjësitë lidhur me trajtimin dhe eksportimin e mbetjeve, si dhe shkeljet e dyshuara të legjislacionit mjedisor. Në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 33 urdhër-arreste për personat e dyshuar si përgjegjës. Nga hetimet janë evidentuar dyshime për shkelje jo vetëm nga Kurum, por edhe nga kompania ‘Sokolaj’, e cila kishte blerë mbetjet, si dhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit. Sakaq, Kurum është një nga operatorët kryesorë të industrisë metalurgjike në Shqipëri.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular