BallinaAktualitetRrjedhje gazi në furrën e bukës, asfiksohet çifti i bashkëshortëve

Rrjedhje gazi në furrën e bukës, asfiksohet çifti i bashkëshortëve

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja fatale është shmangur mëngjesin e sotëm në lagjen “Afrim i Ri” në qytetin e Fierit, pas një rrjedhjeje gazi në një furrë buke.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e çiftit Kola, ku ata ushtronin edhe aktivitetin e tyre familjar për prodhimin e bukës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit Janaq Kolën, rreth 60 vjeç, dhe bashkëshorten e tij.

Çifti është paraqitur në spital në gjendje asfiksie, ndërsa sipas të dhënave paraprake, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ende nuk dihet se kush ka konstatuar i pari situatën dhe ka njoftuar shërbimet e urgjencës, por ndërhyrja në kohë ka shmangur një tragjedi të mundshme.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e rrjedhjes së gazit.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular