BallinaAktualitetHistoria që preku shqiptarët/ U gjobit me 5 mln lekë gjatë protestës,...

Historia që preku shqiptarët/ U gjobit me 5 mln lekë gjatë protestës, mblidhen 102 mijë paund për Erindin!

17-vjeçari Erind Goçlari ishte i pari person në Shqipëri i cili u gjobit nga Policia e Shtetit me 5 milionë lekë (të vjetër) gjobë për pjesëmarrjen dhe aktet e dhunës në protestën studentore të 7 nëntorit 2026.

Djaloshi është kthyer në personazhin e momentit pasi rrëfeu kushtet e vështira ku jeton së bashku me të atin, motrën dhe vëllanë.

Me nënën që i ka ndërruar jetë dhe që thotë se i mungon shumë, familja jeton vetëm me një kemp dhe kryefamiljari e ka të pamundur të punojë.

Rasti i bërë publik ka prekur mijëra shqiptarë të cilët i kanë ardhur në ndihmë të riut. Në faqen e “Gofundme” të hapur për këtë rast është kërkuar mbështetje që Erindit dhe familjes së tij t’i ndërtohet një shtëpi e re.

E hapur vetëm pasditen e djeshme, shuma e kërkuar ka qenë 102 mijë paund.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular