BallinaKomunitetiLindshmëria e fëmijëve në minimum historik, Rama njofton skemën e re: Bonus...

Lindshmëria e fëmijëve në minimum historik, Rama njofton skemën e re: Bonus për çdo fëmijë për 5 vjet rresht

TIRANË — Kryeministri Edi Rama ka prezantuar skemën e re të bonusit të bebeve, në një kohë kur niveli i lindshmërisë në Shqipëri ka shënuar rënie të ndjeshme.

Rama bëri me dije se skema e re financiare pritet të nisë zbatimin më 1 korrik 2027, ku masa e përfitimit do të jetë periodike dhe do të përcaktohet sipas numrit të fëmijëve në familje për një kohëzgjatje prej 5 vitesh.

Mbështetja financiare e parashikuar përfshin:

Fëmija e parë: 5,000 lekë në muaj (300,000 lekë në total për 5 vite).

Fëmija e dytë: 7,000 lekë në muaj (420,000 lekë në total për 5 vite).

Fëmija e tretë: 10,000 lekë në muaj (600,000 lekë në total për 5 vite).

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular