BallinaAktualitetEuropa League pas javës së katërt, Benfica merr kreun, Milani në krizë!...

Europa League pas javës së katërt, Benfica merr kreun, Milani në krizë! Ja si ndryshon renditja

ZVICER – Pas përfundimit të ndeshjeve të katërt në Europa League, gara për tetë vendet e para është bërë edhe më interesante. Benfica, Bournemouth dhe Ferencváros kryesojnë me nga 12 pikë, ndërsa Olympiacos dhe Juventusi ndjekin me nga 10 pikë.

Benfica mban kreun falë golavarazhit, pas fitores 3-1 ndaj Lech Poznań. Bournemouth vazhdon të befasojë në debutimin europian, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi pas suksesit 3-1 në transfertë ndaj Sparta Pragës. Edhe Ferencváros ruan ecurinë perfekte, pasi mposhti Milanin 2-0 në San Siro.

Në vendin e katërt renditet Olympiacos me 10 pikë, ndërsa Juventusi është ngjitur në vendin e pestë pas fitores 2-1 ndaj AZ Alkmaar. Leverkusen, që pësoi humbjen e parë në këtë edicion ndaj Marseille, mbetet në kuotën e 9 pikëve.

Situata është shumë më e vështirë për Milanin. Kuqezinjtë pësuan humbjen e tretë në katër ndeshje dhe me vetëm 3 pikë mbajnë vendin e 28-të, jashtë zonës së kualifikimit për fazën play-off. Ndërkohë, Marseille regjistroi fitoren e parë, duke mposhtur Leverkusenin 1-0.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular