Rama kërcënon studentët në sy të Ambasadores se BE-së: Përgjigjen do ta marrin edhe ligjërisht edhe penalisht

0
27

TIRANË — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar paralajmërime të forta ndaj studentëve dhe pjesëmarrësve në protestat e fundit, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ambasadoren e Bashkimit Evropian, Sofia Moreira de Sousa, duke deklaruar se reagimi ndaj tyre do të jetë si në rrugë ligjore ashtu edhe penale.

Duke iu referuar tensioneve dhe bllokimit të rrugëve gjatë tubimeve, kreu i qeverisë u shpreh se askush nuk mund të ndikojë mbi vendimmarrjen e ekzekutivit përmes presionit apo aktet të dhunës ndaj forcave të rendit.

Rama deklaroi se vjen nga një përvojë si student dhe pedagog që ka protestuar kundër një regjimi real, duke nëvizuar se përpjekjet për trembje apo pengim të qarkullimit nuk do të kenë asnjë ndikim mbi rrugëtimin e qeverisë.

Kreu i ekzekutivit theksoi se të gjithë ata që kundërshtojnë urdhrat e policisë apo ndërmarrin veprime për bllokimin e aksit rrugor do të përballen me pasojat e plota ligjore dhe penale të përcaktuara në legjislacion.

“Një gjë dua të jetë e qartë, nuk jam më student dhe pedagog, por vij nga një rrugë ku kam qenë student dhe pedagog. Kam dalë kundër një regjimi real jo imagjinar, për të qenë i lirë të them atë që dua, ku të dua. Kush mendon se me trembjen, dhunën, do ketë impaktin më të vogël mbi mua dhe rrugëtimin tonë, i ka bërë llogaritë gabim. Edhe ata që ngrenë dorën kundër policisë, por edhe atyre që bllkojnë rrugën”, tha Rama.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu