Erion Veliaj, në bisedën e tij me Toni Gogun në burgun e Fierit, është ndalur edhe tek puna në Bashkinë e Tiranës.
Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se përzuri socialistët dhe i zëvendësoi me demokratët e Berishës.
“- KM premtoi do merrej vetë, po plehrat u bënë mullar, ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën e vogël që vinte gjoba. Pse mbaruan njerëzit që sollën fitoret me PS?
– Riktheva Bashkinë te Socialistët e qytetarët; Etleva 24 karat socialiste e jona, e ndershme e aftë.
– Sadi ish prefekt e deputet socialist, me kontribute si tironc e në PS.
– Sarën që fëmijë e kam pasur në FRESSH – ka dhënë vitet më të mira në PS+BT
– PS nuk rritet nga skorjet që hedh Saliu, po nga promovimi i të rinjve brenda e jashtë PS
– Ndaj hajt ta promovojmë Arbrin, s’është djalë i keq, por delegimin nuk e bëj më”, tha Veliaj, në bisedën e zbardhur nga vetë ai, me Toni Gogun.



