Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret dhe shkallët e ndërtesës, policia del me njoftim zyrtar: Një viktimë dhe 10 banorë të asfiksuar

0
8

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesë.

Si pasojë e shpërthimit, raportohet se janë shembur muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit. Një grua 82-vjeçare, e cila jetonte në apartamentin ngjitur ka ndërruar jetë. Në ndihmë kanë ardhur edhe zjarrfikës nga Tirana.

Menjëherë pas ngjarjes, ka nisur evakuimi emergjent i banorëve të ndërtesës, raporton korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur nxjerrjen e banorëve, duke ndërhyrë përmes shkallëve të emergjencës së zjarrfikësve.

E gjithë godina është evakuuar, ndërsa 10 persona kanë mbetur të asfiksuar si pasojë e ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, personat e asfiksuar janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, ekipet e emergjencës ende nuk kanë mundur të hyjnë në apartamentin ku ndodhi shpërthimi, pasi aty vijon të ketë zjarr.

Në vendngjarje vijojnë operacionet e emergjencës, ndërsa priten të dhëna të tjera për shkaqet dhe pasojat e shpërthimit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. I., në katin e tretë të një pallati në lagjen “Qemal Stafa”.

Si pasojë, ka humbur jetën, banorja në të njëjtin pallat, shtetasja H. B., 82 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 10 banorë të tjerë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu