Urim Fiku u qëllua nga i biri me pistoletë dhe sopatë (me ndihmën e së ëmës), në spital e kuptuan se e kishin vrarë dhe tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

0
23

Urim Fiku, 61-vjeçari që familjarët e tij thanë se u sulmua për vdekje nga një ari në pyll, sipas Policisë, u vra nga i biri, në bashkëpunim me të shoqen.

Mësohet se Fiku është qëlluar pas shpine me një plumb pistolete, që sipas ekspertëve ka qenë tejshkues, pasi i ka hyrë 61-vjeçarit në pjesën e pasme të kurrizit dhe më pas i ka dalë në gjoks.

Mirëpo përveç plagë së shkaktuar nga arma e zjarri bëhet me dije se në kokën e viktimës Urim Fiku është konstatuar dhe një plagë të madhe në kokë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga një mjet prerës të fortë, sopatë.

Për këtë ngjarja. policia e Bulqizës është vënë në dijeni nga spitali i qytetit, pasi gruaja Sadetja dhe djali Gëzim Fiku, e transportuan kryefamiljarin në spital me pretekstin e një vizite mjekësore duke thënë se Urimi u ka shkuar duke iu thënë se e ka sulmuar ariu dhe para shtëpisë së tyre ka rënë pa ndjenja.

Mirëpo, vizita e kryer nga mjekët nxori në pah se Urim Fiku kishte ndërruar jetë. Në këto rrethana gruaja dhe djali kanë kërkuar dhe insistuar që të tërheqin trupin e Urim Fikut me qëllim zhvillimin e ceremonisë mortore.

Në këto moment mjekët kanë njoftuar policinë për të kryer verifikimet e mundshme hetimore. Në këto rrethana, kryerja e ekspertizës qartësoi se vdekja e Urim Fikut nuk kishte ndodhur nga sulmi i ariut por nga një armë zjarri pistoletë e një goditje me sëpatë në trup.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu