BallinaAktualitetNga Politekniku te Ekonomiku, studentët marshojnë nëpër universitete dhe bëjnë thirrje për...

Nga Politekniku te Ekonomiku, studentët marshojnë nëpër universitete dhe bëjnë thirrje për bojkot të mësimit

Ka nisur edhe këtë të martë protesta studentore në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e 22-të dhe ka vijuar me qëndresë te Universiteti Politeknik. Studentët u futën në ambientet e universitetit, ku bënë thirrje për bojkot të mësimit, ndërsa jashtë ambienteve të tij vendosën karrige me imazhe të figurave politike.

Ndërkohë, më pas studentët marshuan drejt Fakultetit të Ekonomikut, ku bënë të njëjtat thirrje për bojkot, ndërsa një pjesë e studentëve lanë mësimin dhe iu bashkuan protestës.

Kujtojmë gjithashtu se mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën e tij për dialog, e cila deri më tani është refuzuar nga studentët, të cilët kërkojnë në mënyrë të panegociueshme dorëheqjen e tij dhe të qeverisë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular