Dhunoi për vdekje bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës pas deportimit nga Greqia

0
17

DURRËS- Një 38-vjeçar nga Manza është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të marra, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 2022.

Sipas hetimeve, më 18 mars 2022, Fatjon Haxhiu, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe për shkak të dëmtimeve të marra, gruaja ka ndërruar jetë 10 ditë më vonë.

Masa e sigurisë ndaj tij ishte caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës më 31 mars 2022, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ndalimi i 38-vjeçarit u bë pas deportimit të tij nga Greqia, ndërkohë materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Dhunoi fizikisht me pasojë vdekjen, bashkëshorten e tij, në vitin 2022, vihet në pranga 38-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin F. H., 38 vjeç, banues në Manzë, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 31.03.2022, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Shtetasi F. H. akuzohet se më datë 18.03.2022, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të demtimeve ka humbur jetën pas 10 ditësh. Veprimet procedurale për ndalimin e këtij shtetasi u kryen pas deportimit të tij nga Greqia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu