BallinaKryesoreSHBA shtrenjton 'Green Card' për investitorët, preken edhe shqiptarët! (Tarifat e aplikimit...

SHBA shtrenjton ‘Green Card’ për investitorët, preken edhe shqiptarët! (Tarifat e aplikimit shkojnë mbi 7 mijë dollarë)

Në valën e ndryshimeve të shumta në sistemin e emigracionit, administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur të rrisë ndjeshëm edhe tarifat për të huajt që kërkojnë Green Card në Shtetet e Bashkuara përmes investimit. Nga ky vendim preken edhe shtetasit shqiptarë që synojnë të marrin Green Card përmes programit të investitorëve EB-5.

Ndryshimet prekin programin EB-5, i cili u jep mundësi investitorëve të huaj dhe familjeve të tyre të kërkojnë qëndrim të përhershëm në SHBA, nëse investojnë të paktën 800 mijë dollarë në zona ose projekte të përcaktuara, apo 1.05 milionë dollarë në raste të tjera, duke plotësuar edhe kërkesën për krijimin e të paktën 10 vendeve të punës.

Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 30 nëntor 2026 dhe rrisin me mijëra dollarë disa prej tarifave të aplikimit.

Tarifa për formularin I-526, që përdoret nga investitori individual, rritet nga 3,675 dollarë në 7,615 dollarë, pra më shumë se dyfish.

Edhe investitorët që aplikojnë përmes “Regional Centers” do të përballen me kosto më të larta. Tarifa për formularin I-526E bëhet 7,850 dollarë, ndërsa tarifa shtesë e lidhur me fondin e integritetit të programit rritet nga 1,000 në 1,100 dollarë.

Sipas përllogaritjeve të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, për formularët ekzistues të prekur nga ndryshimi, rritja mesatare e ponderuar e tarifave arrin rreth 70.7%, ose afërsisht 2,946 dollarë më shumë për aplikim.

Autoritetet amerikane argumentojnë se tarifat e reja nevojiten për të mbuluar kostot e administrimit të programit, procesimin e aplikimeve dhe kontrollet kundër abuzimeve.

Ndryshimi është i rëndësishëm edhe për shqiptarët që janë duke përgatitur një aplikim të tillë. Aplikimet e postuara më 30 nëntor 2026 ose pas kësaj date duhet të shoqërohen me tarifat e reja, ndërsa ato të postuara përpara kësaj date do t’u nënshtrohen tarifave aktuale.

Ky është një tjetër ndryshim në politikat e emigracionit gjatë administratës Trump, por masa nuk prek çdo shqiptar që kërkon Green Card në SHBA. Ajo vlen konkretisht për shqiptarët dhe shtetasit e vendeve të tjera që ndjekin rrugën e Green Card përmes investimit EB-5./MaShqip

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular