Përplaset nga një automjet, humb jetën një burrë

0
28

Një 58-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi është përplasur nga një automjet në zonën e Fushë Prezës, në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:45. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, drejtuesi i automjetit, një 35-vjeçar me inicialet E. Xh., dyshohet se ka përplasur këmbësorin me inicialet S. A.

Përplasja ka rezultuar fatale për 58-vjeçarin, i cili ka humbur jetën.

Ndërkohë, me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu