Plagosja me armë zjarri në Shtoj të Shkodrës: Policia jep informacionin zyrtar mbi identifikimin e autorit

0
16

SHKODËR — Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat me armë zjarri të regjistruara paraditen e sotme në rrethinat e Shkodrës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 në fshatin Shtoj, në ambientet e jashtme të një lokali. Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Taulant Hoti (T. H.), i cili u transportua me urgjencë në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu