BallinaKryesoreRama paralajmëron protestuesit e dhunshëm: Do ta paguani, kush mendon se fshihet...

Rama paralajmëron protestuesit e dhunshëm: Do ta paguani, kush mendon se fshihet pas maskës bën gabimin më të madh

TIRANË — Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar reagim të ashpër ligjor ndaj të gjithë atyre që kanë ushtruar dhunë gjatë protestave, duke theksuar se shteti do të jetë këmbëngulës në vënien e përgjegjësve përpara drejtësisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama njoftoi se qeveria do të prezantojë së shpejti një paketë masash për të adresuar kërkesat për meritokraci, strehim dhe barazi sociale, si dhe propozime të reja në fushën e sigurisë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Ai hodhi poshtë akuzat për indiferencë ndaj kërkesave, duke u shprehur se i ka dëgjuar pretendimet e studentëve prej katër muajsh, por sipas tij, mjaft prej tyre i janë shmangur dialogut nga frika e reagimeve brenda grupit.

“Të gjithë ata që himnizojnë dhunën, që i bëjnë jehonë dhunës, që ushtrojnë dhunën duhet të kuptojnë se aq sa ishte intensiv, i përqendruar dhe i zgjatur terrori urban mbi qytetarët, bizneset dhe familjet e zakonshme, aq do të jetë e zgjatur dhe këmbëngulëse ajo që vjen nga ana e shtetit. Kush mendon se gjunjëzon shtetin bën gabimin më të madh, ashtu si kush mendon se do të fshihet pas maskës apo pas simpatisë që natyrshëm vjen për studentët”, deklaroi Rama.

Kreu i ekzekutivit nënvizoi se forca e ligjit do të veprojë mbi çdo individ që ka shkaktuar trazira apo dëmtime të pronës publike e private gjatë tubimeve.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular