TIRANË — Autoritetet policore kanë kaluar në gatishmëri të plotë për tubimin kombëtar të paralajmëruar për orën 14:00 në kryeqytet, ku parashikohet një pjesëmarrje më e lartë qytetarësh krahasuar me ditët e mëparshme.
Nisur nga përplasjet dhe incidentet e shënuara gjatë javës së shkuar, Policia e Shtetit ka angazhuar rreth 2 mijë efektivë në terren për të garantuar rendin publik dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mundshëm të tensioneve apo acteve të dhunshme.
Në kuadër të planit të masave, uniformat blu pritet të zbatojnë taktika operative për të monitoruar pikat kryesore të grumbullimit dhe për të shmangur bllokimin e nyjeve strategjike të kryeqytetit.



