BallinaKronikeE njohur si "Lea" e Alban Skënderajt/ Ndahet nga jeta në moshë...

E njohur si “Lea” e Alban Skënderajt/ Ndahet nga jeta në moshë të re artistja Rinesancë

Artistja nga Kosova, Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare, ka njoftuar familja e saj.

Këngëtarja prej kohësh po përballej me tumor në tru, një betejë të cilën nuk mundi ta fitonte. Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, për të ishte organizuar edhe një aktivitet për mbledhjen e fondeve, me qëllim mbulimin e kostove të trajtimit mjekësor.

“Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë shpirt i bardhë”, shkroi motra e saj.

Rinesancë lëvroi përgjithësisht rrymën hip-hop e rap, me tekse mjaft personale e shprehëse.

Në dhjetor të vitit 2025, ajo publikoi albumin e saj me 12 këngë, “Muzikë Mbijetese.”

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular