Situata para Kryeministrisë është tensionuar, pasi protestuesit kanë hedhur gurë dhe kapsolla në drejtim të efektivëve të policisë. Forcat e rendit janë kundërpërgjigjur duke përdorur ujë për të shpërndarë turmën.
Ndërkohë, policia u është drejtuar protestuesve përmes megafonit, duke u bërë thirrje të ruajnë qetësinë dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës.
Efektivët kanë kërkuar gjithashtu që fëmijët të largohen nga zona ku po zhvillohet protesta, ndërsa u kanë bërë apel qytetarëve të ndalojnë veprimet e dhunshme ndaj institucioneve.
“Qytetarë, largoni fëmijët nga rruga! Ndaloni veprimet e dhunshme ndaj institucioneve”, ishte thirrja e policisë.




