1 mijë efektivë, 2 makina ujëhedhëse dhe forcat FNSH e “Shqiponjat” para Parlamentit për protestën studentore

0
9

Parlamenti do të zhvillojë këtë të enjte seancën e radhës plenare, e cila është parashikuar të nisë në orën 10:00.

Në të njëjtën orë, përpara godinës së Parlamentit është njoftuar mbajtja e një proteste nga të rinjtë. Ky tubim vjen si rrjedhojë e një revolte që vazhdon prej 10 ditësh, e cila gjatë kësaj periudhe është shoqëruar me përplasje, dhunë dhe shoqërime nga ana e policisë.

Ndërkohë, përveç forcave të policisë në terren, janë edhe dy makina ujëhedhëse, si dhe forca të shumta të FNSH-së dhe “Shqiponja”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu