BallinaMotiReshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit...

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për sot

TIRANË- Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në disa zona të territorit. Reshjet pritet të nisin që në orët e para të 24-orëshit dhe të vijojnë deri në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet të ulët. Në veriperëndim të territorit, ato parashikohen të jenë me intensitet deri mesatar.

Gjatë ditës, reshjet do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët, kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të vendit, në formën e episodeve lokale. Sa i përket kushteve atmosferike, era do të fryjë nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Herë pas here, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, ajo pritet të arrijë shpejtësi deri në 10 m/s. Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i ulët, me forcë 1-3 ballë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular