TIRANË — Kryeministria ka ndërmarrë një gjest simbolik duke vendosur disa karrige rresht në shkallët përballë hyrjes kryesore të godinës, shoqëruar me një mbishkrim të madh ku lexohet fjala “Dialog”.
Kjo lëvizje vjen si një mesazh i drejtpërdrejtë vizual ndaj protestuesve dhe studentëve që prej shtatë ditësh po zhvillojnë protesta dhe manifestime të tensionuara në rrugët e kryeqytetit.
Vendosja e karrigeve në ambientet e jashtme të godinës qeveritare pason thirrjet e përsëritura të kryeministrit për uljen e tensioneve dhe nisjen e një komunikimi të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e rinisë protestuese.
