Protestat në Itali/ Ndjekje penale kundër të miturve për shkaktim dëmesh, 160 arrestime në Milano

0
20

ITALI- Gjatë protestave dhe incidenteve të shumta në Itali rreth 160 arrestime janë bërë orët e fundit në Milano. Sipas informacioneve, 80% prej tyre janë të mitur ndërsa pritet të ngrihet edhe ndjekje penale kundër të miturve për shkaktim dëmesh dhe rezistencë ndaj zbatimit të ligjit.

Në Via Torino, një nga rrugët më të famshme tregtare në qendër të Milanos, grupe të rinjsh filluan të shkaktojnë dëme në dyqane, duke hedhur tavolina dhe karrige nga bizneset. Dyqanet e veshjeve dhe këpucëve u vunë në shënjestër me turmën që goditi fasadat e tyre, ndërsa kazanët e plehrave u zhvendosën në mes të rrugës.

Mediat italiane raportojnë se grupe të rinjsh hynë me forcë në dyqan, duke shkaktuar dëme të mëdha. Stacioni i metrosë në Piazza Duomo mbetet i mbyllursi masë paraprake.

Nga përplasjet e djeshmë janë plagosur edhe oficerët e policisë që u pas përpjekjeve për t’u përballur më situatën e vështirë në mënyrë që të garantohet siguria e banorëve dhe turistëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu