Elbasani nuk arrin të mbajë fitoren në Korçë edhe pse shënoi i pari

0
14

Skënderbeu ka arritur të marrë fitoren e parë për këtë sezon në Kategorinë Superiore, duke mposhtur me përmbysje 2-1 ekipin e Elbasanit në stadiumin e Korçës, në një përballje mjaft të luftuar e me rivalitet të lartë.

Sfida nisi më mirë për skuadrën mikesh, e cila kaloi e para në avantazh në minutën e 41-të me anë të Mazarit, pas një depërtimi të Nikajt nga e majta. Megjithatë, reagimi i bardhekuqve erdhi menjëherë përpara mbylljes së pjesës së parë, kur sulmuesi Bismark barazoi shifrat me kokë në minutën 45’+2’ pas një daljeje të gabuar të portierit Aleksovski.

Në pjesën e dytë, loja u karakterizua nga luhatje dhe tensione mes lojtarëve në fushë, por ishte sërish Bismark ai që u kthye në heroin e takimit. Në minutën e 77-të, sulmuesi hyri bukur në zonë nga e majta dhe realizoi golin e përmbysjes, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-1. Me këtë trepikësh, ekipi i drejtuar nga Julian Ahmataj merr një frymëmarrje të rëndësishme në tabelën e klasifikimit, ndërsa Elbasani largohet pa pikë nga transferta korçare.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu