BallinaSocialeNga këshilltare në BKH në krye të Burgjeve: Kush është Sadleva Bodo...

Nga këshilltare në BKH në krye të Burgjeve: Kush është Sadleva Bodo që zëvendëson Adriatik Kupin

TIRANË, 12 Tetor 2026 — Sadleva Bodo pritet të emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve, duke marrë drejtimin e sistemit penitenciar pas dorëheqjes së Adriatik Kupit, i cili u largua nga detyra pas vetëm shtatë muajsh në krye të këtij institucioni.

Bodo vjen nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), ku për pesë vite ka shërbyer si këshilltare ligjore e drejtorit të kësaj strukture të posaçme, fillimisht pranë Aida Hajnajt dhe më pas nën drejtimin e Joni Ketës. Më herët, nga maji i vitit 2018 deri në gusht 2021, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Integrimit Europian dhe Asistencës në Ministrinë e Brendshme, përfshirë periudhën kur ky institucion drejtohej nga Fatmir Xhafaj.

Sipas të dhënave, tri ditë përpara daljes së emrit të saj si kandidate kryesore, më 9 tetor, Bodo ka zhvilluar një takim privat me Kryeministrin Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë. E lindur më 29 janar 1988, ajo është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studime pasuniversitare në SHBA e Holandë. Sadleva Bodo pritet të marrë zyrtarisht detyrën të mërkurën, më 14 tetor.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments