BallinaKronikeE rëndë në Kretë/ Sulmohet me thikë në banesën e tij 58-vjeçari...

E rëndë në Kretë/ Sulmohet me thikë në banesën e tij 58-vjeçari shqiptar, shpallet në kërkim autori 17-vjeçar

GREQI- Një 58-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi me thikë brenda banesës së tij në Agia Galini, në zonën e Rethymnos, në Kretë.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ngjarja ndodhi gjatë natës, ndërsa policia greke po kërkon një 17-vjeçar, i cili dyshohet se është i përfshirë në sulm. 58-vjeçari, i cili jeton në zonë së bashku me familjen e tij, ka marrë dy plagë në pjesën e barkut. Pas incidentit, ai u transportua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Moires, ku mori ndihmën e parë.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, më pas u dërgua me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Heraklionit (PAGNI), i shoqëruar nga një mjek, për të marrë trajtim të specializuar. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Forcat e shërbimit policor po punojnë për lokalizimin e 17-vjeçarit, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat që çuan në sulm dhe motivet e mundshme. Sakaq, hetuesit po shqyrtojnë provat për të sqaruar se çfarë ndodhi brenda banesës dhe për të përcaktuar përgjegjësitë në këtë rast.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments