Asnjë masë nga qeveria, çmimet e karburanteve vijojnë shtrenjtësimin, nafta 229 lekë

TIRANË- Çmimi i karburanteve është rritur sërish në pikat e tregtimit në vend. Nafta këtë të shtunë po shitet me rreth 229 lekë për litër, nga 219 lekë që ishte më parë, duke shënuar një rritje prej 10 lekësh për litër.

Rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës. Nga 205 lekë për litër, ajo po tregtohet me 216 deri në 219 lekë për litër, me një rritje prej 11 deri në 14 lekësh.

Shtrenjtimi i karburanteve vjen në një kohë kur çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare janë rritur, të ndikuara nga zhvillimet dhe pasiguria në Lindjen e Mesme. Ndërkohë që ndryshe nga vendet e rajonit ku shtetet kanë ndërhyrë për të lehtësuar rritjen e çmimit te qytetarët, qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë masë.