FIER-Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, 19-vjeçari nuk i mbijeton dot aksidentit (EMRI)

19-vjeçari Indrit Shyti, i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur një ditë më parë në aksin Mbrostar-Levan, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

I riu ishte duke udhëtuar me një automjet tip “Volkswagen”, kur drejtuesi humbi kontrollin e makinës. Automjeti doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin anësor.

Si pasojë e aksidentit, Shyti u plagos rëndë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Në të njëjtin aksident mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë që udhëtonin në automjet.

Policia vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe shkakun e humbjes së kontrollit të automjetit.