TIRANA- Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë operacionit për shuarjen e flakëve në Mirditë, ku një punonjës i Forcave të Armatosura është dëmtuar gjatë aksionit. Gjatë punës për shuarjen e flakëve, ai është rrëzuar në një shkëmb.
Pas kësaj ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës pasi ka marrë plagë në kokë. I plagosur ka mbetur 28 vjeçari Andrea Kaçi, i cili aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në gjendje stabël




