Lamtumirë Maksit, punonjësit të përkushtuar të Teatrit “Skampa”

Me dhimbje është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Maksit, një prej punonjësve të përkushtuar dhe të palodhur të Teatrit “Skampa” në Elbasan.

Kolegët dhe bashkëpunëtorët do ta kujtojnë Maksin si një njeri të përkushtuar, fjalëpak dhe gjithmonë të gatshëm për të kryer me përgjegjësi çdo detyrë. Përkushtimi dhe korrektësia e tij do të mbeten pjesë e kujtimeve të atyre që patën fatin ta njihnin dhe të punonin pranë tij.

Për humbjen e tij ka shprehur ngushëllimet e sinqerta edhe Drejtori i Përgjithshëm i Kulturës dhe Sporteve, Artin Kovaçi, i cili i ka përcjellë familjes dhe të afërmve solidaritetin në këto momente të vështira.

Ngushëllimeve i bashkohet i gjithë stafi i Drejtorisë së Përgjithshme të Kulturës dhe Sporteve, si dhe stafi i Klubit Shumësportësh Elbasani.

Ikja e tij lë pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe kolegët, por kujtimi i tij do të mbetet gjatë mes tyre.

U prehsh në paqe, Maksi! 🕊️
Kujtimi yt do të mbetet gjithmonë mes nesh.