Autoambulanca përplaset me një mjet

Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, në Maliq.

Në përplasjen janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet tjetër. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur një person që udhëtonte në automjetin e vogël.

Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.