Ylli Zalla është arrestuar, ka bërë me dije Ministria e Brendshme. Përmes një njoftimi, bëhet me dije se operacioni është organizuar nga forcat RENEA, Policia e Krujës, Tiranës dhe ‘Operacionalja.’
Zalla ishte fshehur në një banesë tjetër në afërsi të shtëpisë së tij në Zallë të Fushë-Krujës. Në momentin e arrestimit, i shumëkërkuari ka qenë i armatosur me kallashnikov e fishekë.
Zalla është i dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin e Rinasit të nëntorit 2025 ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe miku i tij, Muçi Shaljani.




