Pas gati 10 vitesh bashkë, Ronaldo dhe Georgina Rodrigues kurorëzojnë lidhjen e tyre

11 gusht 2026 — Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë bërë zyrtarisht burrë e grua, pas rreth nëntë vitesh lidhje.

Sipas raportimeve të publikuara të martën, futbollisti portugez dhe modelja spanjollo-argjentinase kanë zhvilluar një ceremoni civile intime në Cascais të Portugalisë, duke zyrtarizuar marrëdhënien e tyre disa muaj pas fejesës.

Historia e çiftit nisi në vitin 2017, kur Ronaldo dhe Georgina u njohën në një dyqan të “Gucci”-t, ku ajo punonte si asistente shitjesh. Lidhja e tyre u bë publike po atë vit, ndërsa një nga paraqitjet e para së bashku në një event të madh ishte në ceremoninë e çmimeve “The Best FIFA Football Awards” në Zyrih.

Georgina ka rrëfyer më herët se fillimet e marrëdhënies ishin të veçanta. Ajo ka treguar edhe për rastet kur Ronaldo e priste pas punës, përfshirë një herë kur futbollisti shkoi ta merrte me një Bugatti.

Gjatë viteve, marrëdhënia e tyre u shndërrua në një familje. Ronaldo është babai i Cristiano Jr., ndërsa në vitin 2017 u bënë publike lindjet e binjakëve Eva Maria dhe Mateo, të ardhur në jetë përmes një nëne surrogate.

Në të njëjtin vit, Ronaldo dhe Georgina u bënë prindër të vajzës së tyre, Alana Martina. Në vitin 2022 lindi vajza Bella Esmeralda, ndërsa çifti përjetoi edhe humbjen e djalit të tyre, Ángel, gjatë lindjes.

Çifti konfirmoi fejesën në gusht 2025, kur Georgina publikoi një fotografi të unazës së diamantit dhe njoftoi se kishte pranuar propozimin e Ronaldos.

Martesa shënon një tjetër kapitull në historinë e çiftit, i cili prej vitesh është ndër çiftet më të ndjekura në botën e sportit dhe showbiz-it.

Pas fejesës, viteve të jetës së përbashkët dhe ndërtimit të familjes së tyre, Ronaldo dhe Rodríguez kanë zyrtarizuar tashmë marrëdhënien si burrë e grua.