RREGULLA TË REJA NË RRUGË/ Shoferët rrezikojnë deri në 2 vite pezullim patente për alkoolin

Ndryshimet e reja në Kodin Rrugor kanë hyrë në fuqi, duke sjellë rregulla më të forta dhe masa më të ashpra për drejtuesit e mjeteve që shkelin ligjin në rrugë.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me drejtimin e automjetit nën efektin e alkoolit.

Shoferët që kapen mbi kufijtë e lejuar ose në gjendje të dehur mund të përballen me pezullimin e lejes së drejtimit deri në dy vite.

“Mendova se ishin lodra”/ Dëshmia e 31-vjeçarit pasi u kap në Skërficë me 4 pistoleta Glock në makinë, ja detaje nga hetimi (EMRI)
Masat janë forcuar edhe për tejkalimin e shpejtësisë. Shkelësit do të përballen me gjoba më të larta, ndërsa për rastet e përsëritura parashikohet edhe pezullimi i patentës.

Ndryshime të tjera prekin përdorimin e telefonave dhe pajisjeve të komunikimit gjatë drejtimit të automjetit.

Qëllimi është të reduktohen shpërqendrimet në timon, të cilat përbëjnë një nga faktorët që ndikojnë në aksidentet rrugore.

FLAKËT NUK NDALEN NË MALLAKASTËR/ Zjarri avancon drejt Vloshit, rikthehen ndërhyrjet nga ajri
Kodi i ri sjell gjithashtu rregulla të ndryshuara për rikthimin e lejes së drejtimit pas pezullimit, duke përcaktuar afate dhe kushte të reja që duhet të përmbushin drejtuesit.

Ndryshimet synojnë rritjen e sigurisë në rrugë, forcimin e disiplinës së shoferëve dhe uljen e numrit të aksidenteve në vend.