Aksidenti në minierën e Bulqizës, vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit

BULQIZA- Autoritetet përkatëse po vijojnë kërkimet për gjetejn e minatorit Ilir Kolaveri, i cili dyshohet sehumbur jetën në një nga galeritë e minierës në zonën e Tërnovës së Madhe, Njësia Administrative Zerqan, Bashkia Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, ku 40-vjeçari ka rënë në një furnelë brenda galerisë së minierës dhe më pas është zënë poshtë nga një masiv minerali.

Për shkak të strukturës së minierës dhe rrezikut për shembje të pjesëve të tjera, operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në kushte të vështira. Autoritetet kanë bërë të ditur se operacioni do të vazhdojë pa ndërprerje deri në përfundimin e kërkimeve dhe se çdo informacion zyrtar do të bëhet publik sapo të ketë zhvillime të reja