Vihet nën kontroll dhe shuhet zjarri në Belsh

Është vënë nën kontroll dhe është shuar zjarri që përfshiu një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre në Belsh.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, strukturave vendore dhe institucioneve të angazhuara në terren, u bë e mundur izolimi i flakëve dhe shuarja e plotë e vatrës së zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij drejt zonave të tjera.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit, ndërsa deri më tani nuk raportohen persona të lënduar apo dëme në banesa.