Po riparonte linjën elektrike, humb jetën elektriëisti

Një elektricist rreth 60 vjeç ka humbur jetën pasditen e kësaj të diele në fshatin Zërvaskë, në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, 60-vjeçari dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po riparonte një linjë elektrike ku ishte konstatuar një defekt. Si pasojë e goditjes nga rryma, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.