Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër

TIRANA- Një aksident i rëndë rrugor ndodhi pak minuta më parë te rrotullimi i TEG-ut, ku një betoniere ra në autostradë. Bëhet me dije se si pasojë e kësaj ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër.

Viktima është shoferi i betonieres, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i një automjeti. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e askidentit