14 përfituesit e parë të Paketës së Maleve përfundojnë fazën e parë të aplikimit në Gjinar

14 përfituesit e parë të Paketës së Maleve në Gjinar kanë përfunduar fazën e parë të procesit të aplikimit, në kuadër të programit që synon të mbështesë investimet në zonat malore. Kryebashkiaku Gledian Llatja eshte shfaqur serish ne Gjinar ne nje takim me aplikuesit qe kane marre tashme driten jeshile nga Keshilli Bashkiak.
Sipas kryebashkiakut Llatja programi parashikon mbështetje për zhvillimin e bujtinave, agroturizmit dhe aktiviteteve të tjera të lidhura me turizmin malor, me synimin për të rritur kapacitetet turistike dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik lokal.

sipas tij paketa e maleve të krijojë mundësi për banorët e zonës, veçanërisht për të rinjtë, duke i inkurajuar të jetojnë, punojnë dhe investojnë në vendlindjen e tyre.

Gjinari konsiderohet një nga zonat me potencial të lartë për turizmin malor, falë natyrës, klimës, traditës dhe mikpritjes.

Procesi i aplikimit do të vijojë sipas fazave të përcaktuara në program, ndërsa përfituesit që do të plotësojnë kriteret do të vazhdojnë procedurat për realizimin e projekteve të tyre.