Emiljan alias Artur Suti, është personi i shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e 40 vjeçari me 4 mbiemra mbrëmjen e djeshme në Laç.
Suti ishte fqinj me viktimën të cilin e ka qëlluar me 7 plumba sapo kishte zbritur nga makina për të hyrë në pallatin ku jetonte.
Shërbimet e Sigurisë kombëtare janë angazhuar për kapjen e Sutit pasi konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë duke marrë parasysh edhe të kaluarën e tij kriminale.
Ai rezoluton të jetë dënuar më parë në Belgjikë për vjedhje.
Ndërsa gjithashtu është dënuar në Shqipëri me 5 vite burg për veprën penale, “kanosje për shkak të detyrës”.




