Ka nisur protesta e 37-të radhazi kundër qeverisë në Tiranë, ku qytetarët janë grumbulluar dhe kanë marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për t’u pozicionuar përpara godinës së Kryeministrisë.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë brohoritur slogane kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mes thirrjeve të dëgjuara ishin: “Shqipëria kërkon revolucion”, “Edi Rama, nisu vrap, të ka ardhur radha për SPAK”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Rama, SPAK you”.
Protesta po zhvillohet nën mbikëqyrjen e forcave të rendit, ndërsa deri në këtë fazë nuk raportohen incidente. Organizatorët kanë deklaruar se tubimi synon të shprehë pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe të kërkojë përgjegjësi institucionale.




