Protestuesit e arrestuar dalin sot para togave të zeza, pritet protestë para Gjykatës së Tiranës

21 qytetarët e arrestuar gjatë protestës së 2 korrikut të mbajtur para Kuvendin, do të dalin sot në orën 09:30 para Gjyatës së Tiranës për vlerësimin e arresit në flagrancë.

Protestuesit dhe Grupi Koordinues kanë lajmëruar se do të mblidhen në protestë para gjykatës ndërsa zhvillohet seanca.

Revoltën për arrestimin e 21 qytetetarëve, protestuesit e shprehën me dhunë në protestën e djeshme kombëtare që u zhvillua në kryeqytet. Pas gati 2 orësh fjalime, qytetarët marshuan si zakonisht rrugëve të kryeqytetit, por situata u tensionua te komisariati numër 3 në rrugën “Mine Peza”, aty ku mbahen protestuesit e arrestuar.

Rreth orës 23:45 ishte një grup qytetarësh, disa prej të cilëve të maskuar, që me gurë e shkopinj sulmuan komisariatin duke thyer xhamat. Madje ata arritën të shqyejnë edhe derën dhe disa depërtuan brenda dhomës së pritjes.

Protestuesit e arrestuar janë në akuzë për 7 vepra penale, shkatërrim prone, kundërshtim i punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të policisë dhe pengim i qarkullimit të mjeteve.

Emrat e 19 prej 21 personave të arrestuar
Kujtim Pervataj
Romario Dushi
Ardit Ymaj
Niko Qarkaj
Ylli Shima
Ervis Gjoni
Frrok Bardhi
Rezart Pirani
Admir Tershalla
Alban Nikolli
Elvis Bici
Altin Hila
Ervin Gega
Arben Lleshaj
Everes Bardhi
Besard Kajmi
Aristotel Elezaj
Gentjan Progni
Durim Bami