MORINA- Një tjerët aksident rrugor është shënuar ditën e sotme. Gjashtë automjete janë aksidentuar pranë pikës kufitare të Morinës. Si pasojë e kësaj janë plagosur shtatë persona, mes tyre edhe gra shtazëna dhe fëmijë. Ata janë transportuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.
Ende nuk dihet se si paraqitet gjendja shëndetësore e tyre, ndërsa nuk raportohet për viktima. Për shkak të aksidentit, njëra korsi e autostradës në drejtimin Prizren–Morinë është bllokuar, gjë e cila ka shkaktuar rradhë të gjata automjetesh dhe vonesa në qarkullimin e tyre.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin këtë segment dhe të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren. Shkaqet e aksidentit mbeten ende nuk dihen, ndërsa policia po heton më shumë mbi këtë rast./




